Role pule me spinaq; Darka gati në 2 minuta

Një recetë e lehtë, e shijshme, e përshtatshme për vaktin e darkës dhe kënaq shijet e gjithë familjes.

Përbërësit:

1 filetë pule

1 dorë spinaq

50 g djathë gouda

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Hudhër

2 karota

Lëng perimesh

Përgatitja

Kaurdisim në tigan, hudhrën dhe spinaqin me vaj ulliri për disa minuta. Presim djathin dhe karotat në copa, fileton e ndajmë në dy pjesë dhe e marinojmë me kripë dhe piper. Mbushim filetat me spinaq dhe djathë, i mbledhim role dhe i fiksojmë me kunj druri që mos të hapen gjatë skuqjes. I skuqim në tigan me vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë karotat dhe e shuajmë me lëng perimesh, i ziejmë derisa të zbuten karotat dhe i shërbejmë me lëkurë dhe lëng limoni.

 

Likes:
0 0
Views:
35
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.