Ulet ndjeshëm numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, 165 viktima në 24 orët e fundit

Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në shtetin tonë fqinj, 165 persona.

Numri total i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Itali deri tani është 30 560 individë.

Numri i të prekurve me koronavirus në të gjithë Italinë deri tashmë ka shkuar në 219 070 persona.

Numri total i të prekurve në mbarë botën është gati 4.2 milionë persona, kurse të vdekurit nga koronavirusi janë mbi 281 mijë njerëz.

Likes:
0 0
Views:
62
Article Categories:
Aktualitet

Comments are closed.