Pse të gjithë u morën sot me ish-të dashurën e Albano Bogdos

Ka të paktën dy faqe kërkimi në Google në lidhje me deklaratën e fundit të Albano Bogdos dhe –  nëse po pyesni veten se ç’do të thotë kjo – kjo do të thotë se një gjë e caktuar është përfolur relativisht shumë. Në një intervistë për Glamour Zone në RTV Ora, Albano Bogdo foli ndër të tjera për lidhjet e dashurisë dhe çfarë nuk duron dot në një raport të tillë. Nisur nga deklarata, ishte e pritshme që ish-e dashura e Bogdos ta gjente vetën në tituj portalesh.

Pse të gjithë u morën sot me ish-të dashurën e Albano

Aktori u shpreh se në orën 2 të natës (thënë ndryshe në 2 të mëngjesit) e nxorri të dashurën nga shtëpia dhe i hodhi rrobat nga ballkoni sepse “i bëri dëngla”. “E njihnin të gjithë që ishte e dashura ime, nuk e ngiste njeri,” shtoi më pas.

Gjatë intervistës, të paktën mesa u kuptua, Albano tha se dënglat u duhen lënë njerëzve të famshëm.

Punë dënglash me pak fjalë. Po sikur të mos bënin dëngla as njerëzit e famshëm, si thoni?

 

 

Likes:
0 0
Views:
55
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Comments are closed.