BE-ja zgjat mbylljen e kufijve deri në 15 qershor: Kategoritë që mund të udhëtojnë

Dje (e premte), Bashkimi Europian rekomandoi zgjatjen e mbylljes së kufijve me 30 ditë të tjera, të paktën deri më 15 qershor 2020.

“Situata vazhdon të mbetet delikate si në Europë ashtu dhe në botë.”- u shpreh Komisioni Europian, duke shtuar se zgjatja e mbylljes së kufijve është e nevojshme për të reduktuar riskun e rrezikut të përhapjes së Covid-19 në Europë.

Për herë të parë, ndalimi i qarkullimit u vendos në mes të marsit duke u zgjatur një herë, deri në mes të muajit maj. Nga vendimi i ri, -mbyllja e kufijve deri më 15 qershor- përjashtohen disa kategori, të cilët mund të udhëtojnë edhe gjatë kësaj kohe, siç janë; qytetarët e BE-së, të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare, personeli mjekësor, grupi ekspertëve të nevojshëm, punëtorët sezonalë dhe të punësuarit në ndërmarrjet e transportit.

Në një moment të dytë, kur situata të jetë më e sigurtë, Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson bëri me dije për një hapje me dy faza: fillimisht heqja e kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe pastaj kufizimet në të kufijtë e jashtëm.

Burimi: The Independent

Likes:
0 0
Views:
158
Article Tags:
Article Categories:
Aktualitet

Comments are closed.