Arbana Osmani në pritje të ëmbël, Eduarti flet për të ardhmen e bebes: Kur të rritet dua të bëhet…

Arbana Osmani është në një pritje të ëmbël dhe këtë e konfirmoi vetë disa ditë më parë, në ditën e lindjes së saj dhe të partnerit, Eduart Grishaj.

Edhe pse duket pak herët, pasi Arbanës ende nuk ia kemi parë barkun e rrumbullakosur, Eduarti ka nisur të mendojë për planet që ka në ta ardhmen për beben.

I ftuar ditën e sotme në “E diell”, regjisori është pyetur se ç’profesion do të dëshironte të kishte fëmija i tij në të dyja rastet, nëse do të ishte vajzë ose djalë.

“Nëse është gocë ta bëjmë regjisore, nqs është çun, meqë jemi këtu tek “Procesi”, ta bëjmë futbollist edhe atë. Por futbollist pa thinja, si këta të kampionatit shqiptar!”- tha Eduarti duke qeshur.

Likes:
0 0
Views:
49
Article Categories:
Showbiz

Comments are closed.