Zbulohet testi që identifikon mbartësit para se të shfaqin simptoma dhe të përhapin virusin

Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë hartuar një test të ri Covid-19, që mund të identifikojë potencialisht mbartësit para se të bëhen infektues dhe të përhapin sëmundjen, zbulon Guardian.

Në atë që mund të jetë një pikë kthese domethënëse, koordinatorët e projektit shpresojnë se testi i gjakut do të jetë në gjendje të zbulojë praninë e virusit 24 orë pas infeksionit, përpara se njerëzit të shfaqin simptoma dhe disa ditë para se një person pozitiv të konsiderohet i aftë ta përhapë atë te njerëzit e tjerë.
Testi pritet të fillojë zbatimin në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e dytë të majit.

Miratimi nuk është i garantuar, por shkencëtarët janë të entuziazmuar nga ndikimi i mundshëm pasi qeveritë të lehtësojnë bllokimet midis shqetësimeve për kontrollin e shpërthimeve të mundshme të valës së dytë.

Testi doli nga një projekt i krijuar nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes së Ushtrisë amerikane (Darpa) që synon diagnostikimin e shpejtë të infektimitnga viruset apo helmimet kimike.

Testi i ri pritet të paraqitet për miratim urgjent (EUA) nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) brenda një jave.

“Koncepti mbush një hendek diagnostikues në të gjithë botën,” tha drejtori i zyrës së teknologjisë biologjike Darpa për Guardian, Dr. Brad Ringeisen.

Likes:
0 0
Views:
59
Article Tags:
Article Categories:
Shendetesi

Comments are closed.