Biskota me tre përbërës

Janë të shijshme, të shkrifëta dhe shumë të thjeshta për t’u përgatitur, pasi kërkojnë vetëm tri përbërës. Një recetë biskotash për t’u përgatitur në shtëpi. Me siguri fëmijët do të dashurohen pas tyre.

Përbërësit:

1 filxhan çokokrem

1 filxhan miell

1 vezë

Përgatitja:

Në një enë përzieni të gjithë përbërësit, derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas formoni biskotat dhe shtypini me dorë para se t’i vendosni në tepsi.

Piqini në 180 gradë për 15 minuta.

Ju bëftë mirë!

Likes:
0 0
Views:
79
Article Tags:
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.