Rihanna zemërgjerë, dhuron 5 milionë dollarë për luftën kundër COVID-19

Edhe Rihanna i është shtuar listës së njerëzve të famshëm që po kontribuojnë në luftën kundër koronavirusit. Organizata bamirëse e këngëtares, Clara Lionel Foundation, e cila mban emrin e gjyshes së zhdukur të këngëtares, ka dhuruar 5 milionë dollarë në mbështetje të luftës kundër pandemisë.

“Nuk ka rëndësi kush je deh nga cili shtet vjen, kjo pandemi mund të godasë së gjithë. Dhe për personat më të brishtë të botë më e keqja nuk ka ardhur akoma”- shkruan Rihanna.

Nga donacioni i këngëtares pritet të përfitojnë Feeding America, Direct Relief, Partners in Health, International Rescue Committee dhe fondi i OBSH-së për COVID-19.

Rihanna dhe fondacioni i saj do të ndihmojnë edhe bankat lokale të ushqimeve, t’u shërbejnë komuniteteve të rrezikuara dhe të moshuarve në SHBA. Po ashtu, do të përshpejtojnë përpjekjet e testeve në vende si Haiti dhe Malaëi, si dhe do të sigurojnë mjete mbrojtëse për mjekët dhe punonjësit e laboratorëve që po punojnë për gjetjen e vaksinës.

Likes:
0 0
Views:
130
Article Tags:
Article Categories:
Shendetesi

Comments are closed.