Një tjetër shenjë te pacientët me koronavirus

Deri më tani dihet zyrtarisht se një person i prekur nga koronavirusi shfaq këto simptoma: kollë e thatë, lodhje dhe temperaturë.

OBSH thotë se të tjera simptoma mund të jenë problemet në frymëmarrje, dhimbjet e muskujve, dhimbje fyti, por edhe diarre, ndjesi të vjelle dhe rrjedhje në hundë.

Megjithatë ka pasur raportime se mjekët po vënë re se pacientët mund të shfaqin edhe një tjetër simptomë: ata humbasin shijen dhe aromën.

Kurse CNN raporton se pacientët me koronavirus kanë edhe një shenjë tjetër dalluese.

Një infermiere që ka parë shumë pacientë me koronavirus tha për CNN se ka vënë re diçka te të gjithë.

“Ata kanë sy të kuq, njësoj si sytë e alergjisë. Në fakt pjesa e bardhë nuk është e kuqe, por duket sikur ata kanë një hije të kuqe në brendësi të syrit”, tha Chelsey Earnest.

Likes:
0 0
Views:
3
Article Tags:
Article Categories:
Aktualitet

Comments are closed.