Nëse dyshoni se keni Covid-19, këto janë hapat për t’u izoluar nga pjestarët e tjerë të familjes

Në 24 orët e fundit në Shqiperi janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.
Deri në këto momente 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 persona.Disa lajme të mira janë se 80 përqind e njerëzve me Covid-19 mendohet se kanë simptoma të buta, kjo do të thotë që shumë nga këta njerëz do të rikuperohen në shtëpi.

Duke pasur parasysh udhëzimet aktuale të distancës sociale, madje edhe disa rekomandime për strehimin, njerëzit e tjerë mund të ndajnë të njëjtën hapësirë të mbyllur me njerëzit që shërohen nga Covid-19. Për shembull, nëse dikush në një familje prej tre anëtarësh ka infeksionin, anëtarët e tjerë të familjes / shokët e dhomës janë në rrezik të ekspozimit. Kështu, është e rëndësishme të miratohet një plan për të mbrojtur njerëzit e tjerë në shtëpi.

Ekspertët e shëndetit ndajnë këshillat e tyre se si të ndaloni përhapjen e Covid-19 në shtëpinë tuaj nëse dikush është i sëmurë. Por mbani mend, që virusi mund të jetë ngjitës si para ashtu edhe pasi keni simptoma.

Vendosni një “zonë karantine”(Një dhomë)

Nëse është e mundur, individët me rrezik të lartë duhet të qëndrojnë diku tjetër, në një shtëpi tjetër

Mos merrni ushqim direkt nga dikush tjetër

Mbani sipërfaqet e pastra duke I larë mirë

Nëse është e mundur, përdorni një banjë të veçantë

Kufizoni kontaktin me kafshët shtëpiake dhe kafshët

Likes:
0 0
Views:
89
Article Tags:
Article Categories:
Shendetesi

Comments are closed.