Mund të infektohemi me Covid-19 nëse kryejmë marrëdhënie seksuale me dikë? Ja çfarë thonë ekspertët

Sot po flasin të gjithë për distancim social, por është pak e vështirë ta praktikosh kur ndan shtëpinë dhe krevatin me partnerin. Por, a ka rrezik të infektohemi nëse kemi marrëdhënie intime ? Çfarë thonë ekspertët  për këtë gjë?

Padyshim që na duhen disa këshilla për të ruajtur seksualitetin tonë në këtë periudhë të vështirë për të gjithë. Të gjitha sjelljët tona kanë ndryshuar,  e gjithë rutina është bërë në copa,  nuk jetojmë me partnerin, ose më keq jetojmë 24 orë me partnerin tonë. Megjithatë pyetja që bëjnë të gjithë, është nëse mund të kemi raporte seksuale në këtë moment.

Sipas seksologes italiane Anna Castagna, nëse jetojmë me partnerin në shtëpinë e njëjtë atëherë mund të kemi raporte seksuale. Kjo sepse nëse ndodh ndonjë infektim, me faktin që jetoni bashkë dhe afër ajo mund të ketë ndodhur.  Ajo çka nuk duhet të bëni është që të keni seks më dikë që nuk jeton me ju ose me ndonjë partner të ri. Ky person i ri mund të iu infektojë dhe duhet të mbani mend që nuk do të jetë prezervativi që do iu ndihmohë këtë herë.  Sepse vetëm fakti që keni thyer atë që quajmë largësia e sigurisë, mund të iu vendosë në rrezik infektimi. Prandaj nëse nuk jetoni me partnerin tuaj, mos bëni seks. Mos e bëni nëse rrezikohet siguria dhe shëndeti juaj.

Gjinekologu Ardi Prushi, të cilin e kontaktojmë sa herë kemi pikëpyetje, pohon që është një temë e nxehtë e cila nuk ka studime të vërteta. Pra, nuk ka prova apo të dhëna që pohojnë infektimin, por nuk ka të dhëna që pohojnë dhe të kundërtën. Sikurse ekspertja italiane, edhe mjeku shqiptar thotë, që nëse jetojmë bashkë atëherë mund të kemi marrëdhënie me maske dhe prezervativ duke qënë të kujdesshëm për shëndtin e tjetrit.

Ndërkohë urologu Artan Kondi,  forcon akoma më shumë tezën dhe opinionet e kolegëve. Ai pohon që nuk ka të dhëna që merret gjatë interkorsit, por dhe mungesa e një prove nuk do të thotë provë të një mungese.  Gjithsesi puthjet dhe prekjet gjatë marrëdhënies seksuale mund ta trasmetojnë virusin nga njëri partner te tjetri. Prandaj nëse një partner ka dyshime për coronavirus duhet të izolohet dhe të mos kryejë marrëdhënie. Gjithsesi kontakti që kemi me personat e afërt apo vendimet të tilla duhen marrë gjithmone bashkë mbas një komunikimi të sinqertë.

Likes:
0 0
Views:
107
Article Tags:
Article Categories:
Shendetesi

Comments are closed.