Kek Braun

Përbërësit:

250 gr çokollatë fondente,
200 gr gjalpë,
4 vezë,
1 filxhan çaji sheqer,
1 filxhan çaji miell,
1 filxhan çaji arra,
bajame,
lajthi të pjekura,
1/2 filxhan çaji brandy,
1 lugë kafe sodë buke.

Përgatitja:
Në banjomari vendosim gjalpin dhe çokollatën duke e përzier ngadalë derisa të bëhet kremoze. Të bardhat e vezëve i rrahim marengë me pak vanilje, ndërsa të verdhat i rrahim me sheqerin derisa ai të tretet plotësisht. Po aty shtojmë përzierjen e çokollatës dhe gjalpit, miellin, frutat e thata, sodën dhe brandy-n. Në fund e bashkojmë këtë masë me marengën duke e përzier me lëvizje rrethore të ngadalta. E hedhim në tavë të lyer me gjalpë dhe e pjekim për 20 – 25 minuta
në 180 gradë.

Likes:
0 0
Views:
112
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.