Floriana Garo tregon ‘karantinën’ nga Zvicra: Unë nuk jam izoluar

Ish-moderatorja e Tv Klan, Floriana Garo, në një lidhje me Skype nga Gjeneva, tregoi se situata në Zvicër është pa panik: “Deri tani gjithçka ka qenë normale, sot u vendos të mbyllen shkollat, kopshtet, por nuk është ndier paniku, sepse njerëzit janë ende nëpër kafe, nëpër parqe….”

Ndryshe nga ne, shton Floriana, në Zvicër njerëzit kanë një qasje më tolerante, janë të ndërgjegjshëm që të rrinë larg njëri-tjetrit, por nuk kanë ende një masë parandaluese strikte, ekstreme:

“Kanë një qasje që virusi do bëjë të vetën, madje edhe unë kështu mendoj – virusi do bëjë të vetën. Edhe një mjek që dëgjova sot këtë tha: ‘Virusi do bëjë të vetën’, gjysma jonë do të infektohet, por me rëndësi është që rastet e vdekjes të jetë sa më pak….”

E pyetur nëse ajo është izoluar në këtë periudhë kur virusi qarkullon gjerësisht, Floriana tha: “Nuk jam izoluar krejtësisht, jam e kujdesshme dhe të marr masat e sugjeruara, por as në shtëpi nuk kam ndenjur, me thënë të drejtën. Kam dalë në park me fëmijët dhe kujdesem që të mos kem kontakte me njerëz…”

Sot, Zvicra ka marrë vendimin që do të mbyllen shkollat dhe kopshtet. Virusi është ende në fazën e tij të parë të shpërthimit. Gjithsesi, lajmi i mirë është fakti që shteti del garant për bizneset, po edhe njerëzve u jep një lloj qetësie. Siç tha Floriana, ende nuk ka njerëz me maska dhe doreza.

foto galeri

 

Likes:
0 0
Views:
6
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Comments are closed.