Mus me limon për 5 minuta; Receta për 6 gota të vogla

Përbërësit për 6 gota të vogla:

1 kuti qumësht i kondensuar (397gr) 2 kuti pana për ëmbëlsira (matet me kutinë e qumështit të kondensuar) 1 kuti lëng limoni i sapo shtrydhur (mateni edhe këtë me kutinë e qumështit të kondensuar) Një fetë laim ose fruta të freskëta për ta shërbyer sipas dëshirës.

Përgatitja:

1I hedhim të gjithë përbërësit në robot me funksionin e grirjes, sikur grijmë frutat. Nëse nuk kemi robot, mund të përdorim një grirës frutash. E vëmë në funksion për 1 minutë sa të përzihen të gjithë përbërësit në mënyrë homogjene, duke u përpjekur të mos e bëjmë dhe shumë të hollë.

2Hedhim kremin nëpër gota dhe i lëmë të ftohen në frigorifer.

3Në momentin që do ta shërbejmë, i hedhim sipër fruta sipas dëshirës. Ideale është me copa frutash pasioni.

4Mund ta përgatisim shumë mirë edhe një ditë para se ta shërbejmë.

Likes:
0 0
Views:
19
Article Tags:
Article Categories:
Receta Gatimi

Leave a Reply