VIDEO/ E pabesueshme në Gramsh! Derrat e egër nuk i ndahen të zotit

E pazakontë në fshatin Dufshan  të Gramshit. Një shtetas ka gjetur dy derra të egër të vegjël në pyll dhe i ka marrë në shtëpi. Ai është kujdesur dhe i ka rritur ata.

Tashmë dy kafshët janë kaq të lidhur me pronarin e tyre sa nuk e lënë asnjë çast të vetëm.

Askujt tjetër nuk i afrohen këto kafshë të egra veç pronarit të tyre që duket sikur e adhurojnë. Ata e njohin të zotin e tyre, jo vetëm fizikisht, por edhe me anë të erës.

Ky rast vërteton edhe njëherë se, kur sillesh me dashuri, sado i egër të jesh, sërish zbutesh!

Fundja a nuk ka ndodhur kështu me të gjitha kafshët dhe shpendët që ne sot mbarështrojmë në shtëpi!?

Shihni këtë videon e mëposhtme e publikuar nga faqja “Gramshi tek ju”…

 

 

Likes:
0 0
Views:
29
Article Tags:
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *