Shpëtoji korsesë/Lëvizja koreane që i shtyn vajzat të kenë vetëbesim

Si shumë gra në Korenë e Jugut, Bae Eun-jeong nuk dilte nga shtëpia pa makeup. Ajo e urrente fytyrën e saj natyrale.

Rutina e bukurisë së Bae zakonisht i merrte asaj 2 orë. Kjo e bënte që ajo t’i linte vetes më pak kohë për të fjetur dhe për të ngrënë, në përpjekje për të arritur në kohë në shkollë.

Edhe kur shkonte në market Bae duhet të përgatitej.

“Nëse dilja pa makeup, nuk kisha vetëbesim. Kisha turp nëse dikush më shihte. E urreja fytyrën time,”  tha 21 vjeçarja për CNN. “ Edhe nëse dilja për vetëm një orë, nuk shkoja pa makeup.”

Bae  njihet më shumë si Lina Bae, një yll youtube-i, e cila jepte dikur këshilla bukurie për makeup.

Në fillim të këtij viti, teksa po shihte komentet në videot e saj, ajo vuri re shumë vajza të reja që thoshin se ndiheshin të turpëruara të dilnin pa makeup.

Bae u shokua, kur pa se shumë vajza ishin vetëm 13 vjeç dhe shqetësoheshin aq shumë për pamjen e tyre. Komentet që ajo pa e bënë të vinte në pyetje përgjegjësinë e saj sociale.

Si përgjigjie ajo postoi një video të titulluar “Unë nuk jam e bukur”, në të cilën ajo vuri makeup më pas e fshiu dhe fliste për komentet e tmerrshme që ajo kishte marrë në jetën e saj, si “Ka vënë derri makeup”. Në fund të videos ajo buzëqesh dhe u thotë shikuesëve se “nuk ka problem nëse s’je e bukur”.

Videoja ka marrë më shumë se 6.3 milionë shikime. Bae thotë: “ E postova këtë video, pasi dua të them se nuk ke pse ndryshon veten, për të qënë e bukur.

Sot ajo është pjesë e lëvizjes feministe “shpëtoji korsesë”. Kjo lëvizje kërkon të ndihmojë vajzat koreane të heqin dorë nga standardet e bukurisë dhe të mos e ndryshojnë veten. Në Kore ky është një problem shumë i madh dhe madje vendi njihet si kryeqyteti i kirurgjisë plastike të botës, me 22% të femrave që kanë pranuar se kanë qënë pjesë e ndërhyrjeve kirurgjike.

Likes:
0 0
Views:
25
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *