Orteku u merr jetën 21 personave në Afganistan

Si pasojë e një orteku në rajonin Daykundi të Afganistanit kanë humbur jetën 21 persona.

Asadullah Sarëari, kreu i institucionit kundër fatkeqësive për rajonin Daykundin, në një deklaratë tha se prej disa ditësh bora intensive është efektive në të gjithë vendin dhe si pasojë është i pamundur qarkullimi në shumicën e provincave.

Deri më tani në Daykuni kanë ndodhur 31 orteke, tha Sarëari, duke shtuar se si pasojë kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Ndër të tjera, Sarëari njoftoi se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e shtatë personave që kanë mbetur nën ortek.

Gjithashtu si pasojë e ortekut janë shkatërruar 50 shtëp.

Likes:
0 0
Views:
26
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *