Astronautja që ndejti 11 muaj në hapësirë: ‘Ndihem si bebe 2 javëshe’

Astronautja e NASA-s Kristina Koh theu rekordin me qëndrimin e saj 328 ditësh në hapësirë.

Inxhinerja 41 vjeçare thotë se u ndje si një foshnje 2 javëshe, kur u kthye në Tokë, pas 11 muajve të kaluar në jashtë saj.

Përveç disa problemeve jme balancën dhe muskuj të tendosur, ajo thotë se po mësohet me gravitetin lehtë. Ditën e parë të kthimit Koh përjetoi dhe dhimbje qafe.

“Ajo që vura re është se kam pak probleme me balancën. Ndihem si një bebe 2 javëshe që mezi mban kokën lart,” u shpreh ajo. “Ecja ishte diçka tjetër me të cilën më duhej të mësohesha, por tani po përmirësohem.”

Koh thotë se iu desh vetëm 3 muaj të mësohej me jetën në anijen kozmike dhe që aktivitetet rutinë filluan t’i duken normale. Edhe pluskimi për shkak të mungesës së realitetit u bë diçka e zakonshme për të.

Si femra e parë që qëndroi kaq gjatë në hapësirë, ajo i këshillon femrat kudo të ndjekin ëndrrat e tyre.

Likes:
0 0
Views:
95
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply