Sekret dhe larg mediave, funerali i Kobe Bryant u zhvillua të premten. Zbardhet autopsia: Vdekje e shpejtë

Në fshehtësi të plotë dhe larg syrit të mediave. Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna iu dha lamtumira e fundit në funeralin e zhvilluar të premten e shkuar në Los Angeles. Pas një ceremonie private, ku morën pjesë vetëm njerëz të afërt, legjenda e basketbollit amerikan dhe vajza tij do të prehen në “Pacific View Memorial Park” në Corona del Mar, një varrezë shumë pranë rezidencës të familjes.

Gjithçka është mësuar vetëm pas publikimit të çertifikatave të vdekjes, që gjithashtu kanë zbuluar shkaqet zyrtare që i morën jetën Bryant, 13-vjeçares Gianna, dy bashkëmoshatareve të saj dhe pesë personave të tjerë që ndodheshin në bordin e helikopterit përpara tragjedisë së 26 janarit të shkuar.

5e2ef9505bc79c4b34488c46

Sipas mjekut ligjor, bëhet fjalë për trauma të rënda, ndërsa sipas dokumentit vdekja ka qenë e shpejtë. Pas funeralit privat, një ceremoni publike është parashikuar të zhvillohet më 24 shkurt në mitikun “Staples Centre” ku Kobe Bryant bëri historinë me Los Angeles Lakers.

Likes:
0 0
Views:
105
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply