5 hile që nuk i ke ditur, të bëjnë menjëherë të dukesh fashion

Duke parë blogere mode, foto të vajzave në rubrikat street fashion, apo vetë editorët e modës së revistave të njohura, zbulon ca detaje stili për të cilat vetë njohësit e çdo tendence do betoheshin që funksionojnë. Mund të zbuloni shumë, por këtu janë vetëm pesë elementaret.

Ngritja e mëngëve të xhaketës

Pse: Nuk ka asgjë më ngacmuese sesa të ngrini dhe të fiksoni në atë pozicion mëngët e xhaketës, ose pulovrës, por të merreni gjithë ditën me mëngët që bien, nuk është aspak moderne.

Si realizohet: Përdor një llastik flokësh ose një llastik prej gome dhe vendose në mes të mëngës në bërryl. Mbidh dhe ngri mëngët në një pikë që nuk të shqetësojnë, duke e përthyer pjesën e fundit. Në fund, fshihe llastikun poshtë një prej rrudhave të mëngës.

Mbështjellja e mëngëve deri mbi bërryl

Pse: Është më pak e çregullt sesa një përthyerje normale mëngësh.

Si realizohet: Palose mëngën më dysh dhe ngrije deri lart te krahu. Palos pjesën e dyfishtë disa herë deri sa të ngelet jashtë vetëm mansheta dhe do fiksohet në mënyrë shumë chic.

Fusni një anë të këmishës në pantallona

Pse: Tregon mesin pa u dukur shumë zyrtare.

Si realizohet: Njërën nga anët e këmishës që ndodhet poshtë kopsës së fundit, fute në pantallona.

Këmisha futet në pantallona vetëm në pjesën përpara

Pse: Zyra përpara, festa prapa.

Si realizohet: Futeni pjesën e përparme të këmishës brenda pantallonave duke lënë gjysmën e pasme jashtë.

Përthyerja e xhinseve

Pse: E përkryer për të treguar takat e holla apo për t’i bërë më të përshtatshme për trupin tënd, xhinset stil boyfriend.

Si realizohet: Palosi xhinset tre ose katër centimetra, pastaj palosi përsëri duke lënë një pjesë të përthyerjes së poshtme të duket dhe kështu arrin papërsosmërinë e përsosur.

Likes:
0 0
Views:
26
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *