Scrubi që do pastrojë lëkurën e do j’ua lërë të butë si beb

Eksfoliantët janë mjaft të rëndësishëm për të eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të pastruar poret në thellësi. Duke ditur se fytyra ka një lëkurë mjaft delikate, duhet ta trajtoni atë me butësi. Kripa është një eksfoliant mjaft efikas, kurse agrumet mundësojnë një pastrim të thellë dhe natyral.
Eksfoliantët e thjeshtë dhe natyralë
4 lugë gjelle me kripë të zezë të imët (ose kripë Epsom)
2 lugë gjelle me gjalpë karrite (shea), ose kokosi
1/2 e lëngut dhe lëkurës së një qitroje të kuqe
3 pika vaj esencial sipas dëshirës (mente, livandë, rozmarinë)
Përzieni kripën me gjalpin. Ndërkohë, grini lëkurën e
qitros. Shtoni në përzierje lëngun e saj dhe disa pika vaji
esencial sipas dëshirës. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të
veprojë 15-20 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët
Skrab i thjeshtë
1 tas eksfoliant (sheqer, kripë, kafe ose sodë)
1/2 lëng (qumësht, mjaltë ose vaj)
3 pika vaji esencial sipas dëshirës
Për të masazhuar fytyrën, sheqeri dhe kripa duhet të jenë sa më të imët.
Përziejini sa më mirë të gjithë përbërësit për të krijuar një masë të njëtrajtshme dhe shmangni zonën përreth syve.

Likes:
0 0
Views:
10
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *