Është viti i bruneve; Këto modele flokësh dhe ngjyra do të çmendin vajzat në 2020-n

Është koha për pyetjen: çfarë do të bësh me flokët këtë vit? A duhet të bëheni bionde? brune? Ti rruani të gjitha? Mos u shqetësoni pasi stilisti i njohur për modelet e flokëve Clayton Haëkin, i cili ka punuar me Roëan Blanchard, Diane Guerrero dhe Aubrey Plaza, na ka treguar trendet e 2020:

Është koha për brunet: Pas tre vjetësh ku të gjithë i lyen flokët platin ose bionde është kohë për brunet!  Do të shihni një rikthim në tonalitetet më të errëta. Kafe, bionde me fije të errëta, çokollatë etj.

Kaçurrelat e çmendur: “Flokët me onde me shkëlqim janë ajo që do të mbushë dhe pasarelat por dhe rrugët këtë verë. Nëse jeni një nga ato vajza që i fshinit kaçurrelat tuaja duke i drejtuar bëni mirë t’i ktheheni origjinalitetit.

Flokët e gjatë rikthehen; Mjaft më me modelin bob si Dua lipa apo shumë e shumë vajza në të gjithë botën që “përqafuan” këtë stil, është sërish koha për flokë të gjatë, sa më të gjatë.

Modele të tjera përveç këtyre më lart që mund të eksperimentoni janë flokët me gërsheta dhe balluket e gjata!

Likes:
0 0
Views:
95
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply