Toptha brazilianë nga mielli dhe djathi

Ideale në çdo rast

Po ju sjellim recetën origjinale për paragjellën më të popullarizuar braziliane – toptha të butë dhe kërcëllues nga mielli dhe djathi, të quajtur Pão de queijo.

Përbërësit:

– ½ filxhani vaj ulliri apo gjalpë;
– 1/3 filxhani ujë;
– 1/3 filxhani qumësht;
– 1 lugë e vogël kripë;
– 2 filxhanë miell;
– 2 lugë të vogla hudhër pluhur;
– 2 – 3 parmezamë të grirë në rende;
– 2 vezë.

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 190 gradë.

Në një tenxhere të madhe përzieni vajin e ullirit, ujin, qumështin dhe kripën, pastaj nxehni në temperaturë të lartë.

Kur të vlojnë menjëherë hiqni nga zjarri dhe përzieni miellin dhe hudhrën e bardhë.

Përzieni që të bashkohen mirë. Lërini të qëndrojnë 10 – 15 minuta.

Vezët thyeni dhe tundni, pastaj shtoni në brumë, përzieni edhe parmezamin. Tretja duhet të jetë e fortë.

Ndani nga një pjesë brumi, formoni në toptha të madhësisë së qofteve dhe radhisni në tepsi të mbështjellë me letër të payndryshme për pjekje.

Futni në furrën e nxehur dhe piqni 15 – 25 minuta, përkatësisht derisa topthat të marrin ngjyrë të gështenjtë të shkëlqyer.

Likes:
0 0
Views:
26
Article Tags:
Article Categories:
Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *