Shtëpi në mal; brenda vilës prej druri të aktores së njohur shqiptare!

Për t’u arratisur nga zhurma e zamallahia e kryeqytetit e për të lënë për të paktën fundjavave impenjimet e streset e punës, aktorja e njohur nga Kosova Teuta Krasniqi dhe bashëshorti Adonis Morina e kanë tashmë një zgjidhje; një shtëpi në mal.

Brezovica është destinacioni që familja prej katër anëtarësh ka zgjedhur për të ndërtuar shtëpinë e tyre të pushimit, e cila pas një viti punimesh tashmë është gati.

Aktorja Krasniqi ka hapur dyert e vilës për “Prive” duke na njohur kështu me ambientet e brendshme të banesës prej druri.

Ndër të tjera Teuta rrëfen se nëse nuk do të ishte aktore me siguri do të kishte zgjedhur të studionte për ‘interior design’, pasi që e vogël e ka tërhequr shumë arti i arredimit e interiorit.

 

Teuta dhe Adoni kanë preferuar të përdorin stilin klasik në arredimin e interiorin e shtëpisë së pushimit, dhe sigursht që materali i zgjedhur është druri, për t’ju përshtatur kështu kushteve të malit.

 

Likes:
0 0
Views:
281
Article Categories:
Dekor

Leave a Reply