Ja si vriten mizorisht krokodilët, për të krijuar një çantë Louis Vuitton!

Lëkura e krokodilit është materiali më i shtrenjtë në botë, ndaj aksesorët e krijuar nga kjo lëkurë kapin shifra marramendëse, e si të tilla këtë material e përdorin vetëm markat e luksit si Hermes, Louis Vuitton etj.

Të gjithë e dimë që për të krijuar  çanta, rripa apo këpucë luksi duhet të vriten mijëra krokodilë, e për këtë arsye PETA (Organizata për mbrojtjen e kafshëve) bëjnë shpesh thirrje për bojkotimin e aksesorëve dhe veshjeve të markavë të luksit që kanë në përbërje lëkurë kafshësh.

ë fundmi kjo organizatë ka publikuar një video në të cilën tregohet mënyra se si vriten krokodilët në Vietnam për t’u marrë më pas lëkurën.

Në fillim kafsha goditet me elektroshop, e më pas ato priten në qafë; por ajo çfarë e bën edhe më të dhimbshme këtë proçes është fakti që punonjësit kanë treguar se shpesh krokodilët mund të jetojnë mes dhimbjesh edhe për 4 ose 5 orë derisa të vdesin.

Nuk mund ta mohojmë që të gjithë i admirojmë aksesorët e markave luksoze edhe duke e ditur se janë vrarë kafshë për t’i realizuar, ama duhet ta pranojmë që njeriu është specia më e rrezikshme e globit.

Likes:
0 0
Views:
91
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply