Farat e linit, një mrekulli për flokët: ja si të bëni një balsam me to

Nëse keni probleme me flokët e thatë ose vëreni se ata janë pa jetë, me maja të dyfishta dhe të lodhur mund të përgatisni një balsam zbutës dhe ristrukturues për të parandaluar këto probleme.

Receta e balsamit të flokëve të bërë vetë është e thjeshtë, por shumë efikase falë përdorimit të përbërësve ushqyes, hidratues dhe mbrojtës. Farat e linit janë një përbërës natyral shumë i dobishëm për kujdesin e flokëve falë disa përbërësve të gjendur në brendësi të tyre. Kanë veprim ristrukturues, ushqyes dhe anti-rënie të flokëve nëse keni probleme me to. Janë gjithashtu shumë të dobishme edhe për të kuruar fenomenin e majave të dyfishta.

Përbërësit:

-40 gr fara lini

-1 lugë gjelle vaj kokosi

-1 lugë gjelle vaj bajamesh

-1 lugë gjelle mjaltë

-5 pika vaj esencial rozmarine

-5 pika vaj esencial limoni

Përgatitja:

1. Në një tas plot me ujë shtoni farat e linit dhe lërini aty derisa të zbuten.

2. Më pas vërini në zjarr të ziejnë për 6-7 minuta.

3. Duke përdorur një sitë të rrallë, kulloni farat e linit dhe hiqni mënjanë xhelin që është formuar.

4. Më pas, hidhni në një vazo qelqi xhelin e krijuar, vajin e kokosit dhe të bajameve të ëmbla.

5. Përzieni përbërësit me një lugë druri derisa të krijoni një përbërje homogjene.

6. Shtoni dhe vajrat esencialë dhe përziejeni përsëri përmbajtjen.

7. Receta juaj e balsamit të flokëve është gati.

Likes:
0 0
Views:
45
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply