Sherr mes pleqsh/ 68 vjeçari grushton 66 vjeçarin, për një vend parkimi

Pasi goditi me grushte fqinjin e tij pas një debati për një vend parkimi, një 68 vjeçar u dënua me 9 muaj burg dhe 2500 paund gjobë.

Ngjarja ndodhi në 1 korrik 2019, teksa Anthony John, 68 vjeç po lante makinën dhe pranë tij kaloi një 66 vjeçar me qenin e tij.

Pasi shkëmbyen fjalë mes tyre, ata filluan të grindeshin, ku 66 vjeçari u rrëzua në tokë pas grushteve të John dhe pësoi frakturë në legen.

Pas kësaj ai u dërgua në spital ku kaloi 16 ditë i shtruar.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, Anthony John pranoi akuzat dhe është i gatshëm të paguajë për dëmet ndaj 66 vjeçarit.

 

 

 

Likes:
0 0
Views:
29
Article Tags:
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *