‘Elefanti hajdut’: kalon murin gati 2 metër për të marrë mango

Në oborrin e parkut kombëtar në South Langwa të Zambisë nuk kishte njeri dhe një elefant nuk ka humbur rastin për të kaluar muret rrethuese me shumë kujdes, që të merrte disa mango nga pema.

Vizitorët vetëm sa ishin kthyer nga shëtitja e pasdites, kur kafsha gjigante, po kalonte me shumë kujdes murin e lartë 1.5 metra, ndërsa lëvizte ngadalë nëpër hapësirë.

Elefanti është filmuar fshehurazi, teksa edhe mblidhte frutat e dëshiruara në mënyrë që të mos shqetësohej.

Zakonisht, kjo kafshë është shumë e afërt me vizitorët e shumtë, duke mos hezituar që të qëndrojnë para tyre edhe kur dëshirojnë të bëjnë fotografi.

Por, deri më sot nuk ishte parë që një kafshë kaq massive të kalonte muret, për të hyrë në oborre ku qëndrojnë vizitorët.

Në bazë të komenteve të shumta, është thënë se ai e dinte nga po shkonte, meqenëse e kishte mësuar rrugën.

 

Likes:
0 0
Views:
75
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply