As Butrinti, as Tayna, as Ledri! Ja cila është kënga shqiptare më e dëgjuar e vitit 2019!

Janë orët e fundit të vitit dhe kemi parë kudo se cilat janë këngët më të dëgjuara, fjalët më të kërkuara, fotot më të pëlqyera e shumë të tjera gjatë 2019-ës. Ky vit që po lëmë pas ishte shumë i suksesshëm për këngëtarët shqiptarë të cilët kanë publikuar këngë që janë kthyer në hite dhe janë dëgjuar shuam nga publiku.

Por edhe pse i keni dëgjuar shumë, me siguri keni menduar, se cilat janë ato të cilat kanë arritur më shumë shikime në kanalin zyrtar “YouTube”.

Ne kemi zgjedhur vetëm njërën prej tyre dhe me siguri jeni të gjithë dakord. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Dhurata Dora dhe këngëtarit të huaj Soolking.

Mbi 359 milionë klikime ka arritur kënga “Zemër” e cila është dëgjuar në shumë vende të botës dhe jo më kot është kthyer në hit.

Cila ishte kënga juaj e preferuar e këtij viti?

Likes:
0 0
Views:
20
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *