OSBE: Jemi të gatshëm të punojmë me autoritetet shqiptare për të përmirësuar Ligjin e Medias

Përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) për shtypin, Harlem Desir tha se ai është i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e Ligjit të Medias, e njohur si “Paketa Antishpifje”, veçanërisht atyre pjesëve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

Zyra e OSBE-së për shtypin e bëri këtë deklaratë pas marrjes së dokumenteve shpjeguese nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për arsye të mosdekretimit të Ligjit.

“Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij Ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Zyrës së OSBE-së për Lirinë e Medias.

Likes:
0 0
Views:
26
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *