Hapa të thjeshtë për të eliminuar problemet e kaçurrelave të ashpër

Me ardhjen e dimrit shfaqet efekti i kaçurrelit të ashpër që ngatërrohet, ka më pak hidratim dhe thahet më shumë.

Për këtë arsye do t’ju duhet të mësoni disa hapa të cilat duhet t’i ktheni në rutinë të kujdesit tuaj ndaj flokut.

Hapi 1. Masazhimi i tyre

Para se t’i lani flokët, bëni një masazh të lëkurës së kokës me lëvizje rrethore me majat e gishtave për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht për të evituar efektin e kaçurrelave të ngatërruar e të thatë.

Hapi 2. Tharja e flokëve

Provoni t’i thani flokët me një bluzë pambuku pas larjes dhe shtrydhini në mënyrë delikate pa i përdredhur.

Hapi 3. Trajtimi

Për të pasur flokë të shkrifët përdorni pak vaj (vaj ulliri, argani ose vaj apostafat për ushqyerjen e flokëve) duke nisur nga majat drejt gjatësive.

‘JO’ ajër të nxehtë

Nëse dëshironi që flokët të mos u ngatërrohen, asnjëherë mos përdorni nxehtësinë maksimale të tharëses, sepse do t’ua thajë dhe ashpërsojë ato.

Likes:
0 0
Views:
6
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *