Doktorët plastikë tregojnë trendet e reja të 2020-ës

Doktorët plastikë kanë treguar trendet që do të mbizotërojnë në 2020-ën duke u bazuar në kërkesat e njerëzve së fundmi

Duket se gjithnjë e më shumë njerëzit po orientohen drejt natyrales. Profesor Syed Haq, i cili është pjesë e industrisë së kozmetikës prej më shumë se 20 vitesh ka treguar se ka një rënie të kërkesës për mbushjet jo natyrale të buzëve dhe implanteve dramatike të gjoksit.

Por çfarë po kërkojnë njerëzit dhe drejt cilave trende po orientohen?

‘Fytyrën e lumtur’ të Kate Middleton

Në vend të buzëve të frymëzuara nga Kylie, njerëzit po kërkojnë më shumë ‘fytyrën e lumtur’ të Kate Middleton duke injektuar mbushës në qoshet e buzëve për t’i bërë ato të duken më të ngritura dhe për të dhënë përshtypjen e një fytyre të qeshur.

Njerëzit janë të dashuruar me fytyrën e lumtur të Kate Middleton, pasi kjo pamje u jep atyre më shumë siguri në vete.

Po ashtu, për të arritur këtë pamje ata kërkojnë edhe zbehjen e vijave të mimikës, si dhe rrumbullakosjen e ballit, që është një tjetër trend në rritje, pasi i jep vajzave një pamje më femërore. Modeli i preferuar i ballit është ai i Gigi Hadid.

Vithe si të Rihanna-s

Harrojini edhe vithet braziliane, tani është koha e atyre spanjolle, të frymëzuara nga Rihanna. Tanimë vajzat nuk kërkojnë vithe të mbushura duke hequr dhjamin nga beli dhe pjesë të tjera dhe duke e injektuar atë në vithe, siç është bërë vitet e kaluara.

Kjo metodë mund të zëvendësohet nga një tjetër që kryhet pa nevojën e ndërhyrjes. Kjo teknikë vjen nga Spanja dhe përdor teknologjinë pro-jonike dhe transferimet elektrike, që arrijnë ngritjen dhe dhënien e formës së vitheve pa dhimbje dhe pa ndërhyrje.

Sipas Profesor Syed Haq, shumë njerëz po preferojnë këtë teknikë për të pasur vithe si të Rihanna-s, pa qenë nevoja t’i nënshtrohen thikës.

Sy si të Angelina Jolie-s

Gjithnjë e më shumë njerëzit po kërkojnë të kenë sy të mëdhenj dhe të zgjuar si të Angelina Jolie-s, por jo më duke bërë ndërhyrje kirurgjikale te qepallat, por duke përdorur laserin.

Veshët e Cara Delevingne

Modeli që kërkohet më shumë kur vjen puna te rimodelimi i veshëve është ai i frymëzuar nga veshët e modeles Cara Delevingne.

Fytyrat e frymëzuara nga filtrat e Instagram-it dhe nga tiparet e Rosie Huntington-Whiteley

Kur vjen puna te fytyra, njerëzit kërkojnë diçka që të ngjajë me filtrat e Instagram-it. Po ashtu, ka pasur një kërkesë në rritje për nofulla të theksuara dhe buzët të plota, si ato të Rosie Huntington-Whiteley.

Këmbë si të Jennifer Lopez

Profesor Haq nuk çuditet më kur përballet me kërkesa për të pasur këmbë si të Jennifer Lopez-it.

Kjo është arritur me anë të një trajtimi që po përdoret gjerësisht në Los Angeles, për të mundësuar rinimin e këmbëve, duke tendosur lëkurën e gjunjëve.

Likes:
0 0
Views:
11
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *