Shishja e një pasagjeri të Titanikut, shitet për

Një shishe argjendi për alkool, e cila i përkiste pasagjerit të anijes Titanik, u shit në ankand për 88.000 euro.

Pronari mori shishen menjëherë para se anija të mbytej, raporton BBC.

Ndërsa anija po fundosej, Helen Churchill Candy i dha Edward Kent një shishe në të cilën motoja e familjes së saj ishte “besnike, por e pakënaqur”.

Candyi pastaj i tha Kent: “Ju keni më shumë shanse për të mbijetuar se unë.”

Megjithatë, Candy mbijetoi, dhe Kent humbi jetën së bashku me mbi 1.500 pasagjerë. Shishja u gjet bashkë me trupin e pajetë të Kent, transmeton KosovaPress.

Shishja e argjendit e shitur në Wiltshire, është përshkruar si një nga gjërat më të fuqishme tredimensionale nga Titaniku që janë ofruar ndonjëherë në një ankand.

Likes:
0 0
Views:
64
Article Tags:
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *