Proteston kandidati i PD-së: I vë zjarrin mandatit të deputetit

Pas kerkeses nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per marrjen e mandatit te deputetit, vendosa qe zyrtarisht te mos e pranoj ate me qillimin per te qene nje me qytetaret dhe krahe tyre ne çdo proteste!Interesi qytetar prevalon mbi interesat personale!Ne politike per ndryshim dhe zhvillim dhe jo per karrige dhe ofiqe!

Posted by Ibri Sako on Monday, April 29, 2019

Ndërkohë që Ambasada Amerika ka përshëndetur pranimin e mandatit të deputetëve të rinjë, rreth 120 kandidatë të listës së Partisë Demokratike e kanë refuzuar atë.

Por kandidati i qarkut të Elbasanit, Ibrahim Sako e ka refuzuar në mënyrën më të pazakontë mandatin.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Ibrahim Sako i ka vënë flakën ftesës së KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit.

“Përshëndetje. Duke qene pjesë e listës shumëemërore si kandidat për Partinë Demokratike për Qarkun e Elbasanit nga vakancat e krijuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më ka dërguar kërkesën për plotësimin e Formularit e vetëdeklraimit të marrjes së mandatit të deputetit.

Ashtu siç kam bërë me dije edhe më parë, nisur nga rrethanat në të cilën ndodhet vendi, unë nuk pranoj mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë të cilin e konsideroj ilegjitim dhe të dalë nga një proces i deformuar zgjedhor i shitblerjes së votave nga grupet kriminale në zgjedhje.

Për këtë arsye duke vendosur interesin qytetar mbi interesin personal unë zgjedh të jem jashtë parlamentit duke qenë njësh me qytetarët që protestojnë kundra kësaj qeverië. Në formë demonstrative unë djeg mandatin tim të deputetit”-është shprehur Sako

Mbi video ai shkruan: Pas kerkeses nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per marrjen e mandatit te deputetit, vendosa qe zyrtarisht te mos e pranoj ate me qillimin per te qene nje me qytetaret dhe krahe tyre ne çdo proteste!
Interesi qytetar prevalon mbi interesat personale!
Ne politike per ndryshim dhe zhvillim dhe jo per karrige dhe ofiqe!

Likes:
0 0
Views:
3
Article Categories:
Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *