Valixhja me mbetjet e një gruaje del nga liqeni, ja kush dyshohet për krimin makabër

Një vrasës serial është arrestuar në Qipro, i dyshuar deri më tani për vrasjen e 7 grave.

Një valixhe me mbetjet e një gruaje, ka dalë së fundmi nga fundi i një liqeni, raportojnë zyrtarët qipriotë.

Ky mendohet të jetë trupi i katërt i pajetë në serinë e viktimave që ka prodhuar ish-oficeri i ushtrisë greko-qipriote.

Ai ka pranuar se ka vrarë 7 gra, mes të cilave edhe dy vajza të vogla të moshës 6 dhe 8 vjeç, të gjitha me prejardhje të huaj.

Trupi i fundit i një gruaje në një valixhe u gjet këtë të dielë në Liqenin Mitsero, 32 km në perëndim të kryeqytetit Nikosia.

Ndërsa ish-komando u tha policëve se kishte futur edhe tre trupa të tjerë në valixhe dhe i kishte hedhur në Liqenin e Kuq.

Trupi ndërkohë po i nënshtrohet ekzaminimit pasi ishte në fazë të avancuar të dekompozimit

Rasti i parë që çoi në zbardhjen e vrasjeve makabër ishte gjetja e trupit të 38 vjeçares, Marry Rose Tiburco, nga Filipinet.

Trupi i saj u gjet në një pus pranë liqenit,

Mbetjet po i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore për të konfirmuar identitetin e gruas.

Trupi i dytë i përket 28-vjeçares Arian Palanas Lozano, gjithashtu nga Filipinet.

I dyshuari mohoi fillimisht vrasjen e një gruaje të tretë nga Filipinet të quajtur Maricar Valtez Arquiola, 31 vjeç, i cila ka humbi gjurmët në fundin e vitit 2017.

Por më pas pranoi se ka vrarë 7 gra dhe vajza përgjatë tre viteve të fundit.

Likes:
0 0
Views:
13
Article Tags:
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *