Ronela Hajati përgjigjet për Young Zerkën

Ronela Hajati, e vënë në qendër të vëmendjes prej 4 vitesh për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me Young Zerka, ka hezituar gjithmonë të japë një përgjigje konkrete për këtë gjë.

Edhe pse lajmet rozë shkruanin se së fundmi mes tyre kishte mbaruar gjithçka, Hajati e ftuar në “E Diell” e përshkruan lidhjen e saj të dashurisë si një telenovelë ku aktorët nuk e dinë sesi mund të përfundojnë.

“Beautiful ka zgjatur me vite të tëra” u përgjigj ajo, “ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat”, ka vijuar më tej me përgjigjen Ronela.

Ajo shtoi po në kuadrin e “telenovelës” se kanë ndërmend të vazhdojnë kështu edhe 5 vite të tjera, por jo domosdoshmërisht që të ketë një fund të lumtur.

“Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj telenovelën sepse jam aktore shumë e mirë”, përfundoi deklaratën e saj këngëtarja.

Ronela, deshi s`deshi me kodet që përdori në këtë rrëfim, na la të kuptohej që ajo dhe Young Zerka janë ende bashkë!

Likes:
0 0
Views:
55
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *