Përplasja me armë në Laç, kush janë dy viktimat

Publikohen fotot e dy viktimave të mbrëmjes së sotme në qytetin e Laçit.

Report TV ka siguruar fotot e Mikel dhe Jani Jushit, dy personat që ndërruan jetën mbrëmjen e sotme gjatë një përplasje me armë zjarri të ndodhur në qendër të qytetit të Laçit.

Fillimisht ata mbetën të plagosur dhe kanë ndërruar jetë në një spital privat në kryeqytet.

Viktimat janë të moshave 35 dhe 30 vjeç dhe janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia ka ngritur postoblloqe në hyrje-daljet e qytetit, por deri tani nuk ka asnjë pistë zyrtare apo persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

 

 

Likes:
0 0
Views:
2
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *