Kejsi do t’ju prekë me dedikimin tjetër ndaj Stresit

Ata u martuan në 12 shtator të vitit 2018 dhe që prej atëherë Kejsi, bashkëshortja e Arkimed Lushaj ose siç njihet ndryshe Stresi, nuk ka nguruar ta shprehë herë pas here publikisht dashurinë ndaj partnerit.

Ja çfarë shkruan ajo në postimin e fundit:

“E mbaj mend ditën kur u çmenda pas syve të tu. Më kalove në lagje aq afër saqë për herë të parë të pashë sytë dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta dhe më pas kur u ktheva në shtëpi, i thashë motrës: Wow çfarë sysh që kishte Stresi! Gjithë ditën më ngeli mendja tek to… Dhe ja ku jemi 4 vite më pas dhe ato sytë e tu vazhdojnë të më çmendin si ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që të doja. Ai është praktikisht burri më i bukur që kam parë në jetën time”.

Kujtojmë se reperi Stresi, është vënë në prangat e policisë më 17 tetor të vitit të kaluar pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve.

Pavarësisht momenteve të vështira që çifti po kalon, Kejsi ka treguar që gjithmonë do i qendrojë në krah!

Likes:
0 0
Views:
12
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *