Dule: Zgjedhje me një palë nuk do të ketë më 30 qershor; Mediu: Rama, jo pjesë e zgjidhjes

Ka përfunduar takimi në selinë blu mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe krerëve të partive aleate.

Në dalje, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, ndërsa shtoi se Edi Rama vijon me arrogancën e tij.

“Siç jeni në dijeni nesër në orën 11:00 do të zhvillohet takimi me Presidentin Meta. Do ti paraqesim platformën tonë, që përbën një bazë të mirë për të nisur përpjekjen e të gjitha palëve për konsensusin e domosdoshëm, që kërkon realiteti jonë. Zgjedhje me një palë nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë. Arroganca, prepotenca e zotit Rama nuk i shërben këtij objektivi”, është shprehur Vangjel Dule pas takimit.

Ndërsa kreu i PR, Fatmir Mediu, është shprehur: “Kemi të njëjtën qëndrim për situatën, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Presidenti i Republikës organizon tryezën jo nga dëshira jonë, por për shkak të situatës së rënë politike për të ndaluar një konflikt që po përkeqësohet çdo ditë e më tepër. Nuk përcaktojmë ne se kush është kryetari i PS, as nuk përcakton Rama se kush është kryetari i PD apo i partive të tjera. Çdo parti përfaqësohet me kryetarin që ka zgjedhur. Kryeministri për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri për ne është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye ne nuk pranojmë Edi Ramën kryeministër që të jetë zgjidhja për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Takimi vjen një ditë, para se krerët e partive të vogla të opozitës, pjesë e koalicionit me PD-në, të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Likes:
0 0
Views:
2
Article Categories:
Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *