Të Fundit
19 November 2019

Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë publikisht për jeten e saj

Albërie Hadërgjonaj është gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat, ku përflitet për pozat e saj provokuese, për jetën që bën dhe lirshmërinë që ka në daljet e saj publike.

Edhe pse është gjyshe, Albëria di më së miri të kujdeset për veten e saj dhe në çdo dalje në publik të jetë e kuruar deri në detaje.

Ajo është përfolur shpesh edhe për lidhjet e saj të dashurisë.

Ditën e djeshme e ftuar në programin “E Diell” ajo ka sqaruar një herë e mire këto thashetheme dhe shprehet se njerëzit duhet të kuptojnë që ajo është e lumtur me atë që bën dhe në jetë nuk ka ecur kurrë fal dikujt tjetër.

“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën. Unë në jetën time nuk kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz”, u shpreh Albërija.