Raporti i Gallup: Shqiptarët dinë të shijojnë jetën, por Kosova ia kalon

Sipas studimit më të fundit të Gallup, ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Europës, shqiptarët dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira.

Raporti “Emocionet Globale 2019”, nxjerr Shqipërinë si një ndër vendet më pozitive në botë, me 51% të personave që përjetojnë më shumë ndjesi pozitive se negative, për vitin e shkuar. Por, në ndryshim nga një vit më parë, Kosova kryeson rajonin me 1 % më tepër, duke raportuar eomocione më pozitive nga sondazhi.
Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë, nga 145 ekonomi të studiuara.

Vendet që kryesojnë në këtë studim, janë ato latine, Paraguaji, Kosta Rika, Panama, të cilat duket se ‘ua bëjnë qejfin vetes’. Ndërsa të fundit të listë, janë vendet kryesisht me konflikte, përkatësisht Jemeni, Turqia, Iraku.

Përsa i takon pozitivitetit në jetën e përditshme, Shqipëria është ndër më pozitivet në rajon. Kryeson Kosova me 52% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnja dhe Hercegovina me 41 % .

Ndër vendet që kanë raportuar nivelin më të ulët të stresit janë sipas raportit vendet nordike të Europës.

Burimi: Monitor

Likes:
0 0
Views:
103
Article Categories:
Ekonomi

Leave a Reply