City ofertë faraonike për talentin Brazilian

Manchester City gjen pasuesin e Gabriel Jesus. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, “Qytetarët” janë futur në garë për sulmuesin e ri të Gremio, Everton.

Futbollisti 23 vjeçar konsiderohet si futbollisti më i talentuar aktualisht në kampionatin brazilian dhe Gremio e vlerëson kartonin e tij me 90 milionë euro.

Gjithsesi, kriza që ka kapur klubin pritet të detyrojë drejtuesit të heqin dorë nga kjo klauzolë. Sipas “The Sun”, City mund ta bëj të vetin për shifrën e 45 milionë eurove, raporton oranews.

Megjithatë, për të arritur te Everton, anglezët duhet të mposhtin konkurencën e Milanit, e cila e ndjek prej kohësh sulmuesin.

Likes:
0 0
Views:
11
Article Categories:
Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *