Balla: Gjermania mbështetëse kyçe për Shqipërinë

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i vendosur se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje më 30 qershor 2019, ndërsa i bëri apel qytetarëve t’i drejtohen kutive të votimit, pasi mbarëvajtja e procesit do të jetë e garantuar. Paralajmërimit të opozitës joparlamentare për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve, Balla ju përgjigj duke cituar ligjin që parashikon deri në 8 vite burg.

Ai pohoi se Gjermania është një mbështetëse e fortë për vendin tonë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Së pari dua t’ju njoftoj se ne jemi në një fazë të rëndësishme në komunikim me kolegë gjermanë. Në 13 maj fillon një proces diskutimi në Bundestag, që ka të bëjë për vendimin për fillimi e bisedimeve me BE për celjen e negociatave. Nuk vihet në dyshim mbështetja e grupit parlamentar, me përjashtim të AFD . Ka një shumicë mbështetëse dhe inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria qëndron shumë lart jo vetëm me Maqedoninë, por edhe me Malin e Zi dhe Serbinë. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të pakthyeshëm të reformës në drejtësi. Ne i kemi të gjitha shanset për përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve”-tha Balla.

Gjithashtu Balla teksa iu përgjigj interesit të medias, pohoi se me deputetët gjermanë është biseduar edhe për ndikimet e vendeve të tjera në Ballkan. Sipas tij, Shqipëria ka vetëm një plan dhe ai është përmbushja e reformave dhe anëtarësimi sa më shpejt në BE.

“Dua të them se bashkë-ndamë me kolegët gjermanë për një rritje të ndikimit të vendeve të tjerë në Ballkan, por pozicioni ynë është shumë i qartë: Shqipëria ka vetëm një plan dhe ai është vijimi i reformave drejt anëtarësimit në BE”-theksoi Balla.

Likes:
0 0
Views:
13
Article Tags:
Article Categories:
Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *