Rita Lati zbulon ate qe nuk e tha kurre per ish-bashkëshortin

Mbrëmjen e djeshme ishin të ftuara tek “Xing me Ermalin” Rita dhe Roza Lati. Rita ka rrëfyer për sakrificat që ka bërë për rritjen e Rozës dhe mungesën e bashkëshortit. Dëshira e saj ka qenë që Roza të rritej me figurën e babait dhe mbase mungesa e tij e ka bërë moderatoren një vajzë shumë rebele dhe të çmendur. Rita gjithashtu tregoi se pavarsisht të gjithave ajo është përpjekur të bëhet dhe nënën dhe baba për Rozën

“Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thonte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po mos të ishte ky problemi. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait.

Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babain, do mblidhej prandaj them babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Jam munduar të bëj nënën, babain, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë.

Bëra të pamundurën të bëhej shoqe me mua. Ishte 10 vjeç kur e vija në gjumë me telefon sepse gjithë fundjavat e mia ishin majë avionit. Më paragjykojnë, çfarë mami është kjo thonë, por duhet të dinë që Rita nuk e ka pasur pranë Rozën në asnjë ditëlindje dhe asnjë festë.

Çdo nënë mundohet të plotësojë të gjitha ato që nuk ja ka dhënë dot. Kam bërë plot gabime, por unë jam shumë e lumtur që Roza është vetvetja dhe thotë atë që ndjen”, u shpreh Rita.

Likes:
0 0
Views:
98
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply