Ja reagimi i pabesueshëm i Rita Latit kur Roza i tregoi që ka humbur virgjërinë

Rita Lati dhe e bija, Roza kanë një marrëdhënie për t’u pasur zili, dhe bashkë flasin si të ishin shoqe. Ata kanë treguar një episod nga e kaluara kur Roza adoleshente i ka treguar nënës së saj se kishte kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë.

Aktorja e humorit njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe sigurisht dhe reagimi i saj ishte i tillë. Roza ka treguar se nëna e saj në fillim ulëriti, pastaj u mërzit por edhe u mallëngjye.

“Rita Lati ka tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë, ulëriti, emocioni i dytë, u mërzit, emocioni i tretë, u mallëngjye. Goca ime është bërë vajzë e rritur tha dhe doli nga shtëpia. Pas 15 minutash erdhi me një tortë.”-tregoi Roza Lati për reagimin e nënës së saj.

Likes:
0 0
Views:
21
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *