Të Fundit
12 November 2019

Nëna shkelmon të bijën 3-vjeçare, arsyeja do t’ju habisë

Video e një nënë nga Kika po bëhet së fundmi virale në rrjet. Ajo shihet të ketë humbur durimin teksa vjaza e saj 3 vjeçare nuk po pozonte siçduhet. E pikërisht për këtë nëna e ka qëlluar vogëlushen me shkelm.

Sipas “The Sun”, 3-vjeçarja e njohur si Niu Niu kishte punuar gjatë gjithë ditës për të reklamuar veshjet e fëmijëve, por e ëma e vogëlushes nuk ishte e kënaqur me performancën e saj.

Pasi video u bë virale, e ëma ka kërkuar ndjesë publikisht për veprimin e rëndë, gjithsesi kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të nisin peticion ligjor për t’i marrë asaj kujdestarinë e së bijës. Në statusin e saj, ka më shumë se 500 mijë komente, ku shumica prej tyre e akuzojnë se është një abuzuese që dëshiron të jetojë në kurriz të vajzës.

Raportohet se vogëlushja punon prej rreth një viti si reklamuese e veshjeve për fëmijët e vegjël dhe tashmë është tepër e njohur nga dyqanet e shitjeve online, si dhe një yll i mediave sociale.

Në Kinë, fëmijët mund të fitojnë 9-17 paund për çdo veshje që reklamojnë. Zakonisht, atyre u kërkohet që të përfundojnë një xhirim brenda 4 minutash ose 15 xhirime në një orë.