Të Fundit
12 November 2019

‘Edi Rama nuk njeh ligj e drejtësi, bashkohuni në 13 prill për ta zhdukur Rilindjen!’

Ish-deputeti Klevis Balliu i PD, i ka bërë thirrje qytetarëve sot, nga një tjetër vatër proteste, nga Bregu i Lumit, të marrin në dorë fatet e tyre më 13 prill duke e zhdukur njëherë e mirë “Rilindjen”. Përballë këtij njeriu, – tha ai, duke iu referuar Edi Ramës,- nuk ka ligj, nuk ka drejtësi.

Deklarata u bë nga lagja në Bregun e Lumit, ku  bashkia e Tiranës dërgoi fadromat dhe Policinë për të shembur 38 banesa, pa i dëmshpërblyer banorët.

Deklarata e Balliut:

“Është  bërë vlerësim për shtëpitë dhe vlerësimi bëhet për t’i dëmshpërblyer ata, por në 2013, Edi Rama vendosi të mos i dëmshpërblejë banorët, por si një pushtues, vendosi të sjellë forca policie për të shkatërruar shtëpitë e këtyre banorëve me çdo mjet.

E vërteta është që protesta e këtyre banorëve ka filluar 3-4 muaj më përpara, kur kjo gjë është evidentuar. Duhet të kemi parasysh që Loti 1 dhe Loti 2 i projektit janë dëmshpërblyer. Akoma nuk janë dhënë paratë, qoftë edhe tek Loti 1, por janë bërë shpronësimet.

Kurse, tek Loti 3, pavarësisht se situata është e njëjtë, i njëjti projekt dhe të njëjtat problematike, qeveria vendosi që të mos dëmshpërblente asnjë qytetar, por t’i dhunojë ata.

I bëj thirrje çdo qytetari të këtij vendi, t’i bashkohet jo vetëm “Bulevardit”, Unazës së Re…

Dua të falenderoj aktin e lartë moral të protestuesve të Unazës së Re që erdhën këtu në mbështetje të banorëve. Çdo qytetar duhet të marrë shembull, sot githë shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur njeri tjetrin se sot ky pushtet po prek shtëpitë, fëmijët e qytetarëve.

Përballë këtij njeriu nuk ka ligj, drejtësi, Policia është kthyer në shërbim të tij. Ftoj qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit më 13 prill për ta zhdukur Rilindjen njëherë e mirë.