Shpërthimi i zjarrit në Paris shkrumbon 27 apartamente, nuk dihet shkaku

Pamje dramatike vijë nga Parisi këtë fundjavë ku pas zjarreve që ranë në një kullë banimi pati një shpërthim që tronditi qytetin.
Banorët ikën nga banesa në Bulevardin Macdonald në afërsi të qendrës Eurostar të Gare du Nord në Paris me frikë të madhe por fatmirësisht pa pasuar të lënduar.

Pavarësisht egërsisë së flakës, autoritetet theksojnë se nuk ka persona me plagë të rënda.
Gabriel Plus, një zëdhënës i brigadës së zjarrit në Paris, tha se ndërtesa nuk furnizohet me gaz por nuk përjashtoi mundësinë që banorët të kenë pasur bumbola individuale në ballkonet e godinës.

Pamjet shokuese tregojnë flakët në bllokun modern të banesave. Deri tani raportohet se 27 banesa janë dëmtuara nga flakët me të cilat luftuan më shumë se 50 zjarrfikës pas orës 21.30 të së shtunës.
Zjarri shpërtheu në një apartament në Boulevard Macdonald, në sheshin 19, në veri të Gare du Nord Eurostar, menjëherë pas orës 21:30 të shtunën në mbrëmje, duke u përhapur në 26 apartamente të tjera moderne.

François Dagnaud, kryebashkiaku i zonës, tha se një palestër do të vihej në dispozicion për banorët që janë larguar nga shtëpitë e tyre.”

Likes:
0 0
Views:
29
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply