Manchester United/ Pogba do 30 milion euro në sezon që të qëndrojë

Plas te Manchester United, Pogba do 30 milion euro në sezon që të qëndrojë

Mes Pol Pogbasë dhe Manchester United papritur ka nisur një krisje e re, pas asaj të ndodhur në epokën “Jose Murinho”. Me sa duket, lajmet që vijnë nga Spanja dhe që flasin për interesimin e Realit të Madridit, pas ftesës së hapur gjithashtu edhe nga trajneri Zidan, ka bërë që mesfushori francez të joshet jo pak nga kjo mundësi dhe për të qëndruar në radhët e “djajve të kuq” ka kërkuar një rrogë të çmendur.

Sipas asaj që raporton media angleze, Pol Pogba i ka vënë ultimatum Junajtid për një rinovim kontrate dhe me një rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon, në të kundërt do të kërkojë që të largohet në drejtim të Realit të Madridit ose do të vlerësojë edhe oferta të tjera të mundshme, siç mund të jetë edhe një rikthim i bujshëm te Juventusi.

Sipas asaj që raporton media angleze, Pol Pogba i ka vënë ultimatum United për një rinovim kontrate dhe me një rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon, në të kundërt do të kërkojë që të largohet në drejtim të Realit të Madridit ose do të vlerësojë edhe oferta të tjera të mundshme, siç mund të jetë edhe një rikthim i bujshëm te Juventusi.

Likes:
0 0
Views:
18
Article Tags:
Article Categories:
Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *