Dysheku juaj duhet ndërruar me PATJETËR kaq herë

Shumica e njerëzve besojnë se ndryshimi i dyshekut tuaj çdo 5-10 vjet është një rregull i pranueshëm. Sidoqoftë, ky besim mund të mos jetë mënyra më e mirë për të gjykuar se kur duhet të zëvendësohet dysheku, pasi shumë faktorë mund të ndikojnë në shpejtësinë e degradimit të tij. Dyshekët mund dhe të zgjasin më shumë se 10 vjet ose më pak se pesë. Pra, kur të vendosni sa shpesh duhet të zëvendësoni një dyshek, duhet të shikoni shenjat e mëposhtme:

Dhimbje prapa:  Nëse jeni duke u zgjuar me dhimbje prapa, ose të lënduar dhe të ngrirë, sidomos nëse nuk  jeni shtrirë me këtë dhimbje, patjetër që do të jetë koha për të zëvendësuar. Dysheku juaj është bërë nga materiale që mund të degradohen dhe me kalimin e kohës mund të kontribuojnë në një strukturë të dobët. Për të kontrolluar nëse ky është rasti, hiqni të gjitha shtresat që mbulojnë dyshekun tuaj dhe shikoni nqs ka ndonjë dëmtim.

Kur gërhisni: Kompania Natyrore e Gjumit ka raportuar se “pa mbështetjen e duhur të kurrizit dhe kokës, muskujt në nofull dhe në fyt mund të shemben duke shkaktuar rritje të gërhitjes”. Pra, përsëri, kontrolloni që dysheku juaj është në rregull apo jo. Një dyshek i vjetër gjithashtu mund të jetë plot pluhur dhe mund të shkaktojnë alergji dhe gërhitje

Slate” ka raportuar se “dysheku juaj është një habitat ideal i grumbullimit të pluhurit dhe pluhuri aktual që mblidhet brenda dyshekut tuaj njihen për shkaktimin e astmës dhe reaksioneve alergjike .

Kështu që nuk ka një kohë të caktuar për të ndërruar dyshekun tuaj por nqs ai nuk funksionon më do t;ju japi disa sinjale si këto më sipër.

Likes:
0 0
Views:
102
Article Tags:
Article Categories:
Dekor

Leave a Reply